Greve nga dy sindikata greke kunder masave te ashpra ekonomike

Udheheqesit evropiane po shprehin skepticizem nese plani i ri i masave ekonomike te Greqise do ta fuse vendin ne nje rruge te sigurte ekonomike madje ata po kerkojne identifikimin e shkurtimeve te tjera te shpenzimeve para se ti japin Athines nje pakete tjeter ndihmash. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble u tha sot ligjvenesve ne Berlin se shkurtimet buxhetore per te cilat eshte zotuar Greqia do ta linin ende vendin me nje borxh te madh 136 per qind te GDP-se se vendit deri ne vitin 2020 shume me teper se sa 120 perqindeshi i caktuar nga udheheqesit evropiane. Nderkohe po sot mijera njerez dolen sot neper rruget e Athines ndersa sindikatat greke filluan nje greve dy diteshe kunder masave te ashpra ekonomike.
Policia njoftoi se rreth 17 mije njerez u mblodhen per dy protesta ne sheshin para parlamentit.
Greva e organizuar nga 2 sindikatat me te medha te vendit shkaktoi nderprerjen e transportit publik si dhe bene qe spitalet te funksiononin me personel te kufizuar.
Protestuesit jane te zemeruar nga masat e ashpra ekonomike te cilat perfshijne uljen e pages minimale me 22 per qind dhe shkurtimin me 20 per qind te vendeve te punes ne sektorin publik ne nje vend te perfshire nga recesioni per 5 vjet me radhe.
Ligjvenesit greke thane se kishin arritur nje marreveshje mbi masat e ashpra ekonomike te kerkuara nga udheheqesit e institucioneve financiare nderkombetare ne menyre qe vendi te merte kestin e ardhshem te ndihmes financiare por ministrat evropiane te Financave thane se shkurtimet e shpenzimeve dhe te vendeve te punes nuk jane te mjaftueshme.
Pas takimit te mbremshem ne Bruksel 17 ministrat e Financave te eurozones shtuan kushte te reja per paketen tjeter te ndihmash prej 172 miliarde dollaresh per Greqine.
Kryeministri i Luksemburgut Zhan-Kloud Junker tha se parlamenti grek duhet te miratoje te dielen paketen e masave ekonomike nderkohe qe Greqia duhet te ule shpenzimet edhe me 430 milion dollare te tjere kete vit dhe se treti udheheqesit politike greke duhet te sigurojne qe keto masa do te vazhdojne te zbatohen edhe pas zgjedhjeve te prillit.
Nuk do te japin asnje pakete ndihmash para zbatimit te masave ekonomike sepse ne nuk mund te lejojme nje sistem te bazuar ne premtime dhe ne masa te pamjaftueshme ekonomike.
Kryeministri Junker thote se duhet permbushur cdo kerkese para se ministrat e Financave te marrin nje vendim perfundimtar ndoshta ne takimin e tyre te se merkures se ardhshme.
Greqia thote se ka nevoje per paketen e ndihmave per tu paguar kreditoreve te huaj 19 miliarde dollare ne muajin mars.