E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime dhe ngacmime

03/05/10 15:25

Banorët shtrihen pranë pishinës për të marrë rreze dielli ku vajzat përdorin edhe mënyra për të marrë një ngjyrë sa më të errët në lëkurë duke u lagur me ujë etj. Jetmiri lahet për disa minuta në pishinë dhe fton edhe të tjerët, por ata nuk pranojnë. Gjatë kohës që rrinë në diell banorët diskutojnë për gjëra të ndryshme. Ndër të tjera ata diskutojnë për tregtimin e pijeve alkolike në Shqipëri dhe ligjin anti-duhan duke bërë një analogji me vendet e tjera ku ata kanë qënë. Ndërmjet tyre ka edhe përplasje idesh ku Mandi thotë se ndonjëherë ligjet për alkolin që ndalojnë të konsumohet nga mosha minorne apo në disa vende të caktuara dhe ndalimi i konsumimit të cigareve në ambjente publike etj, janë pak të ekzagjëruara ndonjëherë. Erioni thotë se çdo shtet nxjerr ligje për mbrojtjen e qytetarëvetë tij, pavarësisht se individët mund të kërkojnë që të mbajnë vetë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kështu banorët diskutojnë për një kohë të gjatë, pa harruar komentet e tyre kur shohin veprimet apo levizjet e ndonjë kafshe që kanë në shtëpi.
Pas diskutimeve Jetmiri futet përsëri që të lahet në pishinë dhe teksa bën këtë gjë vret kokën. Erioni fillon të qeshë dhe ta ngacmojë. Pas tij edhe banorët e tjerë ngacmojnë Jetmirin duke i folur me ironi, por ky i fundit u thotë se këtë herë është vrarë vërtetë dhe nuk u përgjigjet ironive të tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›