Horoskopi javor (3 – 9 maj)

Dashi 21/3 - 20/4
Venera, planeti i dashurisë, së shpejti do të largohet nga shenja juaj, andaj duhet ta shfrytëzoni për të rënë sa më shumë në sy dhe të bëni gjëra për veten tuaj. Mund të keni kundërshtime nga të tjerët, po kjo nuk duhet të ndikojë nëse doni vetë të bëni gjërat tuaja.
Demi 21/4 - 20/5
Kjo javë do të jetë paksa më relaksuese. Megjithatë, nga nesër do të doni t’i bëni publike çështjet tuaja ekonomike dhe sentimentale, dhe kjo do t’ju ndihmojë të tregoni më qartë se çfarë doni.
Binjakët 21/5 - 21/6
Do të keni mundësinë të bëni aleanca në momentin e fundit apo të sakrifikoni për njerëzit tuaj në momentin më kritik, atëherë kur ata mendonin se i kishit braktisur. Do të bëni gjënë e duhur se pas kësaj nuk do të keni më mundësi pasi do t’ju duhet të merreni me gjërat tuaja.
Gaforrja 22/6 - 22/7
Për ju java ka rëndësi për sa i përket karrierës suaj dhe publikimit që mund t’i bëhet asaj. Ka persona që do të duan të minojnë vendin tuaj apo emrin tuaj, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm. Nga nesër do t’ju duhet të merreni më shumë me miqtë dhe përkrahësit tuaj.
Luani 27/7 - 23/8
Do të jetë javë e përfundimit me sukses të një çështje ligjore apo të një plani shumë të dashur për ju, po qe në momentet e fundit do t’ju duhet t’i bëni disa ndryshime. Mos u çorientoni nga ndikimet e të tjerëve dhe mos bëni shumë ndryshime.
Virgjëresha 24/8 - 22/9
Fitimet dhe shpenzimet do të vihen në një balancë, e cila do të fillojë të anojë nga fitimet. Mund të fitoni më shumë moralisht për sa i përket asaj që ju përket të merrni. Do të keni mundësinë të ndjeheni gati për të bërë realitet planet tuaja.
Peshorja 23/9 - 22/10
Do të kemi energji pozitive të mjaftueshme për të bërë të qëndrueshme dhe të qarta marrëdhënien dhe synimet tuaja. Nga nesër do të doni të bëni më shumë për sigurinë tuaj duke kaluar nga fjalët te veprat konkrete dhe për këtë do të keni kërkesa ndaj partnerëve tuaj.
Akrepi 23/10 - 22/11
Do të merreni me punën dhe me një njohje që ju ka mahnitur në ambientin e punës. Po shumë shpejt do të kërkoni edhe ju marrëdhënie më konkrete, të cilat nuk mund të ngelen në stilin e flirtit, apo të një mirësie sipërfaqësore. Do të kërkoni më shumë pasi do të rrezikoni më shumë.
Shigjetari 23/11 - 21/12
Do të ndaheni nga të qenit miq apo shok me dikë që keni ndjenja më të thella. Nuk do të mund të gënjeni veten dhe as të tjerët për atë që ndjeni dhe për atë që doni më shumë. Në disa momente edhe do të hezitoni, por kjo nuk do t’ju mbajë shumë.
Bricjapi 22/12 - 20/1
Java do të ketë të bëjë me përfundimin e punëve të familjes dhe mundësinë që ju të filloni të mendoni për karrierën, por edhe për jetën tuaj private, e cila do të fillojë të jetë e fuqishme duke ndikuar jashtë mase në këtë periudhë.
Ujori 21/1 - 20/2
Java do të sjellë lajme të reja, të cilat do t’ju stresojnë pasi keni pasur shumë veprimtari. E rëndësishme është që të përfundoni ato që nuk i keni përfunduar akoma dhe lini planet apo lajmet e reja të presin.
Peshqit 21/2 - 20/3
Mund të favorizoheni ekonomikisht, por nuk duhet të shpenzoni. Kjo mund të ndodhë pasi do të detyroheni apo do të josheni për të bërë blerje apo investime të nxituara që nuk janë të favorshme në këtë javë.