Diskutimet ne grupin e PS-se per imunitetet

TIRAN - Grupi parlamentar socialist ka lene te hapur qendrimin mbi pjesemarrjen per votimin mbi heqjen e imunitetit per dy ish-drejtuesit e larte te qeverise shqiptare. Pas nje diskutimi qe zgjati perreth 60 minuta deputetet diskutuan mbi ate qe do te ndodhe ne seancen e sotme te jashtezakonshme. Ne kete mbledhje ka pasur diskutime te ndryshme per sa i perket votimit apo jo te ceshtjes se imuniteteve.
Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se deputetet kane denoncuar njezeri proceduren se si po kalojne ne parlament ceshtjet ne diskutim. Ata do te kerkojne ne parlament dy ceshtjet te mos perzihen me njera-tjetren. Socialistet ne qendrimin e tyre do ti propozojne mazhorances te marre ne shqyrtim vetem ceshtjen per te cilen eshte therritur seanca e jashtezakonshme dhe jo per ceshtje te tjera. Ne baze te ecurise se situates grupi parlamentar socialist do te kerkoje nje pushim dhe mund ta mbledhe serish grupin e vet per te vendosur mbi qendrimin ne votimin e imuniteteve.
Diskutimi midis deputeteve ne mbledhje ka qene i fokusuar ne dy drejtime ne pjesemarrjen ne votim per heqjen e imuniteteve dhe lenies ne dore te mazhorances per ta bere nje gje te tille. Kjo e fundit eshte nje propozim i bere nga disa deputete te cilet kane menduar qe mos votimi nga ana e tyre do te perbente nje sfide per mazhorancen per te hequr ose jo imunitetit.
Brenda mbledhje deputetet Ilir Gjoni Damian Gjiknuri Erjon Brace Arben Malaj Ermelinda Meksi Olta Xhacka dhe Ermonela Felaj kane shprehur mendimin per te qene pjese e votimit. Ndersa deputetet Bashkim Fino Albert aci dhe Paulin Sterkaj kane propozuar qe permes mosmarrjes se votim te sfidohet mazhoranca per vullnetin qe ka per te hequr ose jo deputetet.
Sipas tyre grupi parlamentar Socialist i ka bere denoncimet dhe tani eshte problemi i mazhorances per tu perballur me drejtesine pasi votat i kane per te hequr imunitetin e secilit deputet. Per to deputetet socialist nuk duhet te behen pjese te procedurave te paligjshme pasi jane gjera thelbesore. do gje vijuan ata duhet te kaloje permes nje procesi normal dhe nje procedure ligjore.
Nga ana tjeter deputetet qe kerkuan votimin e heqjes se imunitetit theksuan se nese nje vendim i tille do te merrej atehere do te duhej te shikohej se si do te vijoje procedura parlamentare. Sipas tyre ne baze te ecurise se seances plenare dhe sjelljes se mazhorances nga kjo do te varej dhe qendrimi. Nuk ka vend per diskutim iniciativa e PD-se. Kjo eshte antikushtetuese eshte sabotim i heqjes se imunitetit.
Prokuroria nuk ka per ta marre ne shqyrtim po se hoqem imunitetin sipas Kushtetutes. Kete qe ben mazhoranca e ben per te hequr vemendjen dhe per te komprometuar procesin e heqjes se imunitetit. Ne duhet te kerkojme zbatimin e Kushtetutes per heqjen e imunitetit - mesohet te kete propozuar nje prej deputeteve.
Ne parim te zgjedhurit socialiste u shprehen pro rishikimit te Kushtetutes por theksuan se seanca e posacme e dites se sotme eshte vetem per hetimin. Per ta kjo ceshtje duhet te ndjeke proceduren duhet te shkoje ne komision.
Deputetet socialiste sollen ne vemendje se kjo procedure qe po behet sot nga PD eshte bere nga PS ne 2007-en dhe Komisioni i Venecias e hodhi poshte. Heqja e imunitetit kerkon hetim te Kushtetutes qe ta votosh me votim te fshehte. Po veproi keshtu Gjykata Kushtetuese nuk e merr keto jane copa letra. Nje ligj parlamenti me shumice votash nuk mund ti japi dicka qe me status e ke te garantuar - eshte shprehur nje tjeter deputet.
Nenkryetari i grupit Tahiri tha dje se ndryshimet jane atentati i radhes ndaj parlamentarizmit
Deputetet e PS-se Ndryshimi i rregullores antikushtetues
Nje tjeter pike e diskutimit dhe denoncimit nga ana e socialisteve brenda mbledhjes se grupit ishin dhe ndryshimet mbi rregulloren qe pritet te kalojne per votim ne Parlament. Burime nga kjo mbledhje bejne me dije se deputetet kane denoncuar ate qe po ndodh duke e konsideruar antikushtetues ndryshimin e rregullores se Kuvendit.
Deputetet socialiste kane kritikuar vendimin e marre per penalizimin e tre deputeteve duke thene se perpara se te merret nje vendim per nje individ ne cdo komision ke te drejte te degjohesh e ndonese nuk te therrasin tani do te bejne edhe 1 muaj masen e denimit per perjashtim.
Pas mbledhjes se grupit te PS-se nenkryetari i saj Sajmir Tahiri shprehu shqetesim per degradimin deri ne mos ekzistence te parlamentarizmit permes shuarjes se funksioneve themelore kushtetuese te Kuvendit nga pushteti abuziv dhe korruptiv i Sali Berishes.
Ne emer te deputeteve socialiste ai tha se Parlamenti sot nuk eshte me i pavarur por i nenshtruar ndaj Sali Berishes i cili e ka renditur diktatin e shumices parlamentare nder armet e tij personale per te delegjitimuar ekzekutuar dhe uzurpuar institucionet e pavarura Kushtetuese.
Ndryshimet e propozuara te Rregullores qe priten te miratohen jane atentati i radhes ndaj parlamentarizmit duke e shnderruar Rregulloren e Kuvendit ne Rregulloren e Oborrit ne te njejten rregullore qe perdori Sali Berisha per te vrare 4 qytetare te pafajshem ne masakren e 21 janarit - deklaroi Tahiri.
Ai beri te ditur se grupi Parlamentar i PS-se do te kerkoje nje hetim te plote per Jozefina Topallin ne lidhje me abuzimin e pushtetit dhe detyren teresisht ne shkelje te Kushtetutes dhe Rregullores se Kuvendit.