E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbo-malazezet Shteti shqiptar te mos neglizhoje pakicat

SHKODR - Shteti shqiptar nuk duhet te neglizhoje asnje prej pakicave qe jetojne ne kete vend dhe ka detyrime ndaj tyre. Keshtu shprehet Pavllo Jako kryetari i shoqates Moraca - Rozafa ne Shkoder i cili perfaqeson komunitetin serbo-malazez.


Gjithashtu ai deklaron se varianti grek per kombesine eshte ekstrem dhe se ne Shqiperi nuk ekziston vetem minoriteti grek por edhe ai serbo-malazez.


shte nje mjegullnaje e madhe- shprehet Jako ne nje interviste te dhene per Shekulli-n ndersa deklaron - Ka botime mjaft serioze te studiuesve te njohur ne bote qe flasin per ikonografine sllave kryesisht serbe e pranishme ne Shqiperi.


Korca Berati Pogradeci Fieri e Lushnja kane ikonografi serbe dhe simbolet e fese ortodokse jane sllave. Nuk ka pse ngutet njeri. Te flase historia. Jane shqiptaret pastaj jane dhe te tjeret. Ka 7 shenjter ne besimet fetare ne Shqiperi qe i perkasin ikonografise sllave serbe. Per mendimin tim shqiptaret greket e serbet jane njelloj nga pikepamja historike-vijon Jako.


Lidhur me deklaraten e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise per kombesine ai thote Spahiu orientohet gabim. Ai ndoshta eshte nje nga teoricienet e Konventes Kuader e cila na jep nje ndihme te madhe.


Por shteti sot provokon sistemin gjyqesor per te rifituar kombesine. Une personalisht e kam kombesine serbe por ka shume familje kusherinj e te aferm te kategorive e feve te ndryshme qe iu eshte hequr kombesia dhe duan ta rikthejne ate. Sipas Kreshnik Spahiut duhet te bejme gjyq.


Perse duhet te shkojne ne gjyq Te paguajne per avokat e dokumente shto dhe pasaportat dhe pervec zvarritjeve shuma qe duhet eshte mbi 1 milione te vjetra dhe keto familje nuk i kane. Shteti e hoqi kombesine serbo-malazeze ne menyre arbitrare me 1952-shin pa gjyq. Perse duhet shkuar ne gjyq per ta rifituar Kjo eshte katastrofe. Shteti shqiptar na e ka borxh.


Permendet Konventen Kuader. fare perfaqeson ajo


Konventa Kombetare qendron ne nivelin e ligjit shqiptar. shte poshte Kushtetutes qe e lejon deklarimin e lire te kombesise. eshtja duhet ndare se pakice quajme vetem greket dhe keta jane kundershtaret tane ne arenen kombetare e nderkombetare.


Shqiptareve u pelqen me mire te kene vetem pakicen greke tjeter i neglizhojne. Konventa Kuader bazohet ne deklarimin objektiv. Cilet jane ata qe u eshte ndryshuar kombesia e mbiemrat deri me 1952-shin ka regjistra kush eshte qe flet gjuhen serbo-malazeze me prinder e breza...


Cili ka qene dhe eshte qendrimi i shtetit shqiptar ndaj komunitetit serbo-malazez


Shteti nuk vepron. Ne te vertete nuk na pengon si dikur. Tani kemi vendosur flamuj zhvillojme kurse te gjuhes serbe kemi aktivitet legal gjera qe dikur ishin te pamundura. Nuk kemi asnje pengim nga shteti shqiptar por ky shtet ka detyrim te na mbeshtese me miniprojekte per ruajtjen e gjuhes. Ne jemi pakica me e goditur me e shkaterruar. Ne na i kane ndryshuar mbiemrat dhe kombesine me arbitraritet grekeve nuk u ka ndodhur kjo gje.


Cili eshte pozicioni juaj ne ceshtjen e regjistrimit te popullsise


Shteti shqiptar ka bere hapa shume te ngadalte qe me 1990-n per demokratizimin e integrimin e pakicave sic eshte edhe ajo serbo-malazeze. Per kete ne kemi kerkuar ti tregojme ketij ambienti elementin numerik dhe shansi eshte me regjistrimin e popullsise qe thuhet se do te behet kete vit. Kjo pasi numri eshte element i rendesishem jo kryesori por ka rendesi te madhe.
Jane tre variante.


Ne te parin eshte shenuar vetem shqiptar grek e malazias por jo serb. Ne te dytin vetem shqiptar variantin e trete se kemi pare ende. Une jam serb dhe nuk mundet te me mohohet deklarimi i kombesise sime. Keshtu ne kemi pranuar qe te shtohet si pakice serbo-malazeze.


Kemi bere tre takime ku perfaqesuesit e pakices greke nuk kane qene te pranishem. Asnjehere nuk kane qene prezent ne takimet e bera lidhur me regjistrimin e popullsise ku do shenohej dhe kombesia.


Tani na dalin profesore e shkencetare dhe qe per mua te gjithe qe flasin jane ilegjitime. Ne na neglizhojne ne menyre te gabuar pasi jemi ketu jemi pjese e ketij vendi. Ne Shkoder mosha mbi 40 vjec dine gjuhen nashke ose serbe te tjeret jo.


E dine dhe prinderit e gjysherit tane. Ndersa greket nuk e dine me prinder e gjysher gjuhen greke. Kane shkuar e kane jetuar 5 vjet ne Greqi kane mesuar gjuhen dhe duan te jene me kombesi greke. Nuk jane si ne. Nuk eshte modeli yne. Ne e kemi te trasheguar brez pas brezi . Nuk eshte i njejti sistem dhe greket kane frike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›