E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet projekligji për arsimin parauniversitar

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka diskutuar sot lidhur me projektligjin për arsimin parauniversitar. Anëtarët e komisionit kanë debatuar për nenin 6 të këtij projektligji ku thuhet se arsimi parauniversitar është laik por që lë hapësirë që në shkollat private të jepen lëndë fetare.

Deputetja e PS-së për qarkun e Durrësit, Paulina Hoxha shprehet se kjo nuk përbën asnjë problem ndërsa deputeti i PD-së, Gert Bogdani, ka kërkuar që ky nen të riformulohet ose të lihet vetëm arsimi është laik.

Zv.kryetari i komisionit, Mark Marku u shpreh se për këtë çështje do të shikohen praktikat në vende të tjera evropiane. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›