E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi hap nesër procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri

Konferenca e Kryetarëve

Si rallë herë në faqen e Kuvendit është publikuar lajmërimi për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Në njoftim thuhet se mbledhja do të mbahet të martën në orën 10:00. Kjo konferencë pritet të përcaktojë udhën e dy prej çështje kryesore aktuale të politikës shqiptare.

Tani zyrtarisht kemi hyrë në periudhën kur Kuvendi duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri pasi sipas Kushtetutës “procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës”.

Mandati i Bamir Topi zyrtarisht përfundon me 20 korrik kështu që prej datës 22 maj, Kuvendi mund ta kishte marrë këtë hap.

Pask ëtij papi, parashikohet që votim i parë të zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë. Kjo do të thotë se në qoftë se vendoset për të hapur procedurat seancën e javës së ardhshme do të mbahet votimi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kandidatët para se ti propozohen Kuvendit duhet të sigurojnë 20 firma deputetësh. Në tre votimet e para për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nevojiten 84 vota ndërsa në dy votimet e fundit vetëm 71.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve pritet të vendoset edhe për reformën zgjedhore, e cila vazhdon të mbetet peng e mos arritjes së kompromisit për procesin e numërimit, formimin e KQZ-së dhe procesin e animimit.

Kryeministri Berisha kishte paralajmëruar zhvillimin e negociatave për këtë çështje pas kthimit nga Samiti i Çikagos por çështje mbeti pezull për shkak të tragjedisë së Himarës.

Lideri i opozitës, Edi Rama, nisi serinë e takimeve me krerët e partive parlamentare për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por ai ende nuk është takuar me kreun e mazhorancës.

Deri tani për garën presidenciale janë vetëshpallur dy kandidatura, Fatos Nano dhe Neritan Ceka,. Këta dy emra janë kandidat përsëritës pasi një gjë të tillë kanë tentuar edhe para pesë vjetësh. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›