E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutojnë për mburojën antiraketore

Në takimin që po zhvillohet në selinë e NATO’s në Bruksel, NATO dhe Rusia kanë filluar të enjten diskutimin e planeve të Aleancës për ndërtimin e një sistemi antiraketor në Evropë.

Bisedimet mes palëve po zhvillohen në kuadër të Këshillit NATO-Rusi, me praninë e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Përderisa Aleanca veriatlantike pohon se mburoja antiraketore do shërbejë për mbrojtjen e Evropës nga raketat e lancuara nga shtetet si Irani, Rusia ka frikë se kjo mburojë ka qëllimin neutralizimin e mbrojtjes së saj bërthamore.

Një ditë më herët, ministrat e NATO’s diskutuan lidhur me strategjinë e tërheqjes ushtarake nga Afganistani, dhe për financimin e forcave afgane të sigurimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›