E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raketa indiane kërcënon Kinën

India ka testuar të enjten një raketë që mund të bartë mbushje bërthamore. Raketa ka rrezeveprim deri në dy qytetet më të mëdha kineze, Pekin e Shangaj. Është ky hapi i parë konkret drejt synimit indian për t’u bërë fuqi e rëndësishme rajonale e botërore.

Raketa Agni-V, me një rrezeveprimi prej 5,000 kilometrash, ka nevojë edhe për teste shtesë, dhe për mënjanimin e pengesave burokratike, para se të bëhet pjesë e arsenalit ushtarak të Indisë – diku gjatë viteve të ardhshme. Por, zyrtarët indianë e cilësuan lancimin e saj si një provë se vendi tashmë ka hyrë në radhën e shteteve më të fuqishme, si dhe më përparimtare në akseptin shkencor.

"Kombi ynë nga sot është më i madh”, deklaroi për mediat indiane ministri indian i Mbrojtjes, A.K. Antony.

Ndryshe, testimi i raketës erdhi pak ditë pas testit të pasuksesshëm të raketës verikoreane, e cila nxiti reagime të shumta negative në botë ndaj regjimit në Pyngyang, që vazhdon të mbetet i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›