Meksikë, shpërthen fuqishëm vullkani Popokatepetl

Një shpërthim i fuqishëm i vullkanit Popokatepetl, është shënuar të enjten në Meksikë, i cili ka lëshuar sasi të madha hiri si dhe copëza gurësh.
Gurët thuhet të kenë fluturuar në një kilometër lartësi, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë mundësinë e shpërthimeve të tjera të mëdha.
Erupsioni paraprak i fuqishëm i këtij vullkani ka ndodhur më 18 dhjetor të vitit 2000.