E Shtunë, 31 Tetor 2026

Distancohem dhe nga PS perderisa seshte gjendur autori i vrasjes

06/10/2010Vellai i deputetit te vrare Fatmir Xhindi

Me se 1 vit e pese muaj kane kaluar nga vrasja

Te afermit e familjes se deputetit socialist te vrare Fatmir Xhindi deklarojne se nuk do te mbeshtesin asnje force politike as mazhorancen madje as opoziten nese nuk do te gjendet vrasesi i deputetit te zones se Fierit. Kjo deklarate ka dale sot nga vellai i deputetit te vrare Ilir Xhindi dhe vjen pas deklarates se mbremshme ne takimin me socialiste dhe simpatizante te PS-se ne Fier te kreut te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i cili tha se tashme eshte e qarte qe askush nuk do te degjoje shikoje dhe veproje. Ne e kemi thene edhe ne Parlament e megjithate ju i keni pare reagimet e tyre te cilat kane humbur por me sa duket u mungon edhe vullneti dhe preokupimi per ta zbardhur kete krim politik. Sipas vellait te deputetit te vrare ka kaluar me shume se 1 vit e 5 muaj dhe tashme me kete kohe eshte nje tregues qe mungon vullneti politik per te zbardhur kete krim politik. Une nuk pres as nga mazhoranca as nga opozita qe te me thone nje gjysme fjale qe a kane dijeni per vrasesin e vellait tone ndaj me asnje force ne nuk pajtohemi me. Me vjen keq qe po distancohemi nga kauza qe ka mbrojtur vellai im deri tani por jemi te detyruar pasi ne nuk kemi pare asgje te mire nga asnje force politike. Te pakten per problemin e vrasjes. Per ne kjo eshte vrasje politike dhe ne duam o zbardhjen e ngjarjes ose nuk mbeshtesim asnje kauze politike me. Deklarata e vellait te deputetit te vrare Xhindi vjen si deklarate zhgenjyese pas nje sere deklaratash te familjes Xhindi por edhe deputeteve te ndryshem nga ana e mazhorances dhe opozites. Qe nga 3 maji i vitit qe shkoi kur deputeti socialist u vra ne pragun e shtepise se tij ne Roskovec jane dhene nje sere deklaratash zyrtare si nga policia ashtu edhe nga forcat politike per zbulimin e vrasesit te deputetit por deri tani si mazhoranca ashtu edhe opozita megjithese kane deklaruar se kjo ceshtje shume shpejt do te kete autor duke u sjelle shpresa per drejtesi familjes Xhindi ende nuk eshte bere asgje.

Aurora Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›