E Diel, 1 Nëntor 2026

Vershon lumi Pavel permbytet fusha e Shalesit

Sarande

Shirat e rrembyeshem te dites se djeshme kane krijuar situate alarmante per banoret e zones se Markatit ne Sarande. Reshjet e shumta te rralla per kete zone kane bere qe lumi Pavel te dale nga shtrati dhe vershimet e ujerave te tij te sjellin permbytje ne dhjetera hektare toke si dhe te vene ne rrezik magazina te tera e te paralizojne kalimin e udhetareve dhe automjeteve. Kryetari i Komunes se Markatit Ismail Myrtaj tha se permbytja ka perfshire hektare te tere toke me te mbjella. Me i demtuar ka rezultuar fermeri Tomorr Avduli. Mesohet se vetem atij i jane permbytur nga vershimi i djeshem 30 ha toke te mbjella me miser. Ai thote se uji i ka mbuluar edhe magazinen ku kishte te depozituar prodhimin e marre nga 6 ha toke me miser siperfaqe te cilen e kishte korrur dhe misrin e kishte magazinuar. Sipas kryekomunarit Ismail Myrtaj koha e keqe po ve ne rrezik rrezimin e ures se Shalesit e tipit beli te instaluar vite me pare ne kete zone problematike per qarkullimin e njerezve dhe automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›