E Hënë, 2 Nëntor 2026

Distria Krasniqi fiton për herë të tretë titullin e kampiones së Evropës

Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj. Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Në finalen plotë emocione mundi italianen, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg.

Një përballje e tillë, ajo mes Distrias dhe Giuffrida ka ndodhur plotë plot 12 herë deri më tani. Sportistja kosovare ka tetë fitore, ndërsa italiania ka katër.

Distria ka fituar pesë përballjet e fundit me italianen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›