E Hënë, 2 Nëntor 2026

Draper e Nadal mbrojnë Sinerin

Draper ngre në qiell Sinerin, pas seancave stërvitore të kryera në Monte Karlo. Britaniku thekson se tenisti italian tregoi një formë të jashtëzakonshme në stërvitje. Ai nënvizoi se Sineri është i pafajshëm për rastin Clostebol. I të njëjtit mendim është edhe legjenda e tenisit, Rafael Nadal, i cili e cilëson Sinerin si një njeri të ndershëm. Më e ashpër ka qenë Serena Uilliams, e cila e krahason rastin e Sinerit me Sharapovën, e cila u pezullua për dy vite.

Kur Jannik Sinner u rikthye në fushën stërvitore, pas pezullimit për shkak të çështjes Clostebol, nuk pati asnjë dyshim në zgjedhjen e kundërshtarit, me të cilin do të ndante fushën. Ai është Jack Draper me të cilin Sineri ka ndarë gjithçka. Duke e njohur mjaft mirë, britaniku është mrekulluar me formën e mirë që gëzonte italiani. “Gjithkujt mund t’i ndodhë të gabojë, kështu është jeta. Por për një gjë jam i sigurt se Janik është një njeri i mrekullueshëm.

Gjatë stërvitjes, goditje pas goditje, shikoja me admirim se ai jo vetëm që nuk kishte humbur intuitën e lojës, por ishte përmirësuar edhe më shumë. Mezi pres ta shikoj në fushë, në ndeshje” – u shpreh Draper.

Në krah të Sinerit është edhe Rafael Nadal, i cili nuk ka asnjë dyshim mbi pafajësinë e italianit për çështjen Clostebol. Nadal, një sportist, i cili përsa i përket korrektësisë sportive është patjetër një flamur. “Jam i sigurt se Sineri është i pafajshëm. Kështu u përcaktua edhe nga organizmat përkatësh. Pavaërisht se rasti nuk është pozitiv për sportin e tenisit, mendoj se gjëra të tilla, aksidentale ndodhin. Unë kështu e mendoj, pasi besoj te Janik” – tha tenisti spanjoll.

Por më e ashpër ka qenë Serena Williams, e cila është shprehur: “Nuk më duket e drejtë që Sineri u dënua vetm 3 muaj. Kujtoj rastin e Maria Sharapovës në 2016 që u dënua me 2 vjet pezullim për doping, edhe pse ajo u shfajësua se e kishte përdorur pa dashje medikamentin. Ndaj më vjen keq për Marian”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›