E Hënë, 2 Nëntor 2026

Egnatia në finale të Kupës, Partizani dorëzohet në shtëpi

Egnatia triumfon në “Arena e Demave” dhe siguron për të tretin vit radhazi pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Shqipërisë ku e pret Dinamo.

Partizani-Egnatia u zhvillua për 120- minuta, me rrogozhinasit që fituan me rezulatin 0-2. Partizani u mundua të ruante avantazhin e një goli, duke krijuar një bllok të gjatë Egnatias. Ekipi rrogozhinas e nisi ndeshjen me vrull dhe paralajmërimi i parë erdhi në minutën e 8’ me Fernandon, por goditja e brazilianit përfundoi në duart e Qirkos.

Loja e miqve vazhdoi të ishte e rrezikshme dhe në minutën e 27-të′, Aleksi nga distanca testoi reflekset eporiterit të Partizanit, por pa rezultat. Në daljet e pakta të vendasve, arrijnë që në 60 sekonda të krijojnë dy mundësi për gol, fillimisht me Kekon por apak hapa larg portës gjuan jashtë, ndërsa shtylla i mohon golin Elekes.

Në pjesën e dytë, Partizani aplikoi të njëjtën metodë loje, ndërsa Egnatia u hodh në fushë për të ndryshuar fatet e takimit. Në një moment hutimi në prapavijë, Egnatia në minutën e 79’ shënoi me mbrojtësin Arbenit Xhemajli duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Guindo, në minutën e 93-të shënoi golin e dytë dhe të fitores. Finalja e tretë radhazi për ekipin rrogozhinas që kërkon sërish ta fitojë, siç ka bërë në dy edicionet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›