Dita Botërore e Kafshëve, Rama: Ndërgjegjësim mbi ruajtjen dhe kujdesin drejt tyre

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Dita Botërore e Kafshëve, vjen si një thirrje e përvitshme për t’u bashkuar dhe ndërgjegjësuar mbi ruajtjen dhe kujdesin e treguar drejt kafshëve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kamerat kurth të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura brenda parqeve kombëtare e natyrore të Shqipërisë.
“Dita Botërore e Kafshëve me këtë buqetë pamjesh të veçanta nga kamerat kurth të Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura brenda parqeve tona kombëtare e natyrore, vjen edhe si një thirrje e përvitshme për t’u bashkuar dhe ndërgjegjësuar mbi ruajtjen dhe kujdesin drejt kafshëve”, shkroi Rama.
Në fokus të punës së AKZM qëndron Bota e Egër, si një ndër asetet natyrore më të çmuara të zonave të mbrojtura, të cilin AKZM e monitoron edhe nëpërmjet kamerave kurth.
/a.f/