E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – IDF: Ushtria izraelite ka vrarë rreth 250 luftëtarë të Hezbollahut në operacionin tokësor

TEL AVIV, 4 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite vlerëson se ka vrarë rreth 250 luftëtarë të Hezbollahut, duke përfshirë një numër batalioni dhe komandantësh kompanish, që nga fillimi i operacionit tokësor në Liban në fillim të kësaj jave, tha sot një zëdhënës ushtarak.

Nënkoloneli Nadav Shoshani tha se ushtria ishte ende duke vlerësuar dëmet e shkaktuara nga sulmet ajrore dje në mbrëmje në Bejrutin jugor, të cilat ai tha se kishin në shënjestër selinë e inteligjencës së Hezbollahut.

Hezbollahu nuk i ka konfirmuar këto shifra.

Izraeli nisi të martën një ofensivë tokësore “të kufizuar, të lokalizuar” në Liban.

“Që atëherë, tetë nga ushtarët e tij kanë vdekur”, sipas deklaratave të mëparshme të Izraelit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›