Dita Botërore e Konsumatorit, Gonxhe: Investime për zhvillimin e punës së mbrojtjes se konsumatorit

Në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorit, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian organizoi një takim ndërgjegjësuese me temë: “Sfidat e konsumatorëve në të ardhmen e afërt dhe të largët”.
Inteligjenca artificiale si një inovacion dhe lidhje e saj me mbrojtën e konsumatorin ishte një çështje e diskutuar.
Ndërkohë që Kryetarja e Këshillit Jorida Tabaku, kërkoi që të punohet për të përmirësuar legjislacionin në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.
“Megjithëse në një pjesë të madhe të legjislacionit kemi përafruar edhe sipas kritereve dhe standarteve më të mira të Bashkimit Europian, zbatimi i ligjit lë shumë për të dëshiruar“, tha Tabaku
Dy ministrat e pranishëm theksuan se veç procesit legjislativ me rëndësi janë edhe investimet, konkretisht në sistemet laboratorike.
“Krijimi i kushteve të cilat tejkalojnë këto ngërce do të ishin parakushti kryesor për të rritur edhe cilësinë e shkallës“, u shpreh ministrja e Bujqësisë Anila Denaj.
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Gonxhja u shpreh se “Jemi të vetëdijshëm se pse dhe ku çalon dhe me observatorin e ri të analizave të prognozës retro do ndihmohemi që të kemi një mendje tonën të mirëedukuar”.
Dita Botërore e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit zë fill më 15 mars 1962, kur Presidenti amerikan Keneddy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.
Ndërkaq, në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve duke caktuar 15 marsin si Dita Botërore e te Drejtave të Konsumatorit.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/