E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Lirisë së Medias, Balla: Liria e shtypit, gur themeli i demokracisë

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përcjellë sot një mesazh vlerësimi për gazetarët dhe punonjësit e medias, duke theksuar peshën e pazëvendësueshme të punës së tyre në jetën demokratike të vendit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balla vë në dukje se përkushtimi dhe profesionalizmi i gazetarëve në informimin e publikut mbeten thelbësore.

Balla thekson se në një kohë kur dezinformimi po fiton terren dhe presionet ndaj gazetarisë së pavarur janë në rritje në shkallë globale, raportimi i saktë dhe i përgjegjshëm është bërë më jetik se kurrë.

Balla nënvizon se liria e shtypit është një nga shtyllat më të forta të demokracisë.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›