Përplasen dy makina në Fier, plagoset shoferi së bashku me vajzën e tij 12 vjeçe. Detajet e aksidentit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fier-Ballsh, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi i njërit prej mjeteve se bashku me vajzën e tij 12 vjeçe.
Dy të plagosurit u transportuan ne spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/