Merret masë ndaj inspektorit, lejoi daljen e të miturit nga Shqipëria pa prokurë

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, vendosi masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj punonjësit të policisë në Rinas, Inspektorit A.D., 31 vjeç.
31-vjeçari me iniciale A.D është hetuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi rezulton se gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.
Për këtë, inspektorit i është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.
“Pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, bëhet e ditur në njoftimi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
/rtsh.al/