E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Shëndetit, Kosova: Luftë sëmundjeve të tensionit

kosovaTiranë- 7 prilli shënon Ditën Botërore të Shendetit, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Halim Hosova ka kërkuar sot më shumë vëmendje nga instituconet shëndetësore për të parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve infektive dhe të tensionit.

Në kuadër të kësaj dite Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh sensibilizuese parë Kodrave të Liqenit, ndërsa ministri tha se duhet të bëhet e pamundura për të ulur numrin e sëmundjeve.

“Le të heqim të gjithë atë mëndësinë që kur na dhemb koka e caktojmë diagnozën vetë, kur e shohim tensionin e lartë themi këta aparatët elektronikë nuk janë fare gjë, se nuk e besojmë. Edukata shëndetësore për çdo njeri është si rripi i sigurisë së makinës që duhet ta vëmë për tu ruajtur nga aksidentet. Kjo do të jetë filozofia ime. Jam i sigurtë që nuk arrihet der për zgjedhje, por le të filloj puna mirë dhe ta vazhdojmë të gjithë së bashku”, tha  Kosova.

Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›