Dita e Kafshëve Shtëpiake, Të ndalohet vrasja e qenve nga bashkitë
Tiranë- 6 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Kafshëve Shtëpiake, ndërsa shumë ambientalistë dhe persona të apasionuar pas kafshëve kanë bërë thirrje për mbrojtjen e tyre.
Një grup ambientalistësh dhe intelektualësh janë mbledhur sot sëbashku me nga një qen dhe u kanë bërë thirrje bashkive dhe komunave të vendit që të mos vrasin qentë e rrugës.
Ata kanë kërkuar që të mnerren masa ndaj tyre duke i kapur dhe më pas sterilizuar, në mënyrë që të mos jenë kërcënim për qytetarët.
Gjithashtu ata u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që të marrin një qen nga rruga dhe të kujdesen për të, duke dhënë një ndihmë si për kafshën ashtu edhe për mjedisin.