E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK-ja proteston kundër qeverisë, Spahiu: Berishën e rrëzojmë më 1 Maj

ak_prot_006Tiranë- Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar paraditen e sotme protestën e paralajmëruar për largimin e kreyministrit Sali Berisha.

Me qindra persona me pankarta në duar janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas kanë marshuar përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit për tu vendosur para Kryeministrisë. Ndërkohë selia e qeverisë është blinduar nga forca të shumta policie, ku në gadishmëri kanë qenë edhe forcat speciale dhe ushtarët e Gardë së Republikës.

Në fjalën e tij para protestuesve kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu u shpreh se kryeministri u largua sot drejt Azerbajxhanit, ndërsa ka thënë se do të përulen para viktimave të 21 Janrit dhe tragjedisë së Grëdecit. Po sot Spahiu ka paralajmëruar një tjetër protestë, ai tha se një tubim me mbi 1 milion shqiptarë do të mbahet në datën 1 Maj, i cili do të synojë sërish sipas tij largimin e qevrisë aktuale.

Ne sot prezantojmë përpara mbarë kombit shqiptarë sloganin që do të na ndjekë në cdo betejë më faqezinjtë, të pafetë dhe të korruptuarit që përbaltën prej 23 vitësh moralin dhe idealin e kombit tonë. Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha, sepse kuqezinjtë udhëhiqen nga besimi në Zot dhe nga dëshira që Shqipëria të behët. Por ky vend nuk do të behet me ish ministra dhe ish kryeminstra. Ne nuk do të lejojmë që ministrant e shtetasit Berisha në qeverisjen e katër viteve të fundit, qofshin këta edhe të Lëvizjes Socialistë për Integrim të jenë në qeverinë e ardhshme të shqiptarëve. Jo, nuk do ta lejojmë. Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha kërkon vendosjen e moralit dhe idealit me besimin se Shqipëria bëhet. Ne kerkojmë besimin e shqiptarëve ashtu si i lutemi Zotit që të na udhëheqë në rrugën tonë të vështirë përballë tradhëtarëve dhe anti-shqiptarëve,- tha Spahiu

Protesta është shoqëruar pa incidente, ndërkohë përfaqësuesit e AK-së kanë akuzuar qeverinë se ka ndaluar gjatë mbrëmjes së djeshme autobusat me aktivistë të futeshin në Tiranë.

Gjatë protestave Berisha nuk ka qenë i pranishëm në selinë e Kryministrisë, pasi herët në mëngjesi ai unis drejt Azerbajxhanit ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›