E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Botërore e Shëndetit, Kosova: Rritje e kulturës shëndetësore për tensionin e gjakut

TIRANË- Autoriteti Rajonal Shëndetësor i Tiranë organizoi sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, aktivitete sensibilizuese për më shumë edukatë shëndetësore dhe kujdes në trajtimin e kontrollin e tensionit arterial (presionit të gjakut), i cili prek një në cdo 3 të rritur mbas moshës 25 vjecare.
I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, theksoi se ngritja e një kulture shëndetësore është e njëjtë me përdorimin e rripit të sigurimit dhe në të dyja rastet shpëtohet jetë. 

“Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar parandalimin dhe kontrollin e Tensionit Arterial apo “presionit te gjakut” si temen e ketij viti të Ditës Botërore të Shëndetit, me qëllim sensibilizimin e popullatës, si dhe të të gjithë ofruesve të shërbimeve shëndetësore, për rëndësinë dhe mundesitë reale që ekzistojnë për parandalimin e Hipertensionit Arterial dhe pasojave qe lidhen me te”, tha Kosova. 

Menaxhimi i semundjeve kronike mbart fatura financiare. Sipas te dhenave te ISKSH, per sëmundjet kronike shpenzohen rreth 55 miljon $ në vit. Vetem per hipertensionin arterial shpenzohet 22 % e rimbursimeve. 

Për ministrin e Shëndetësisë, kjo e fundit është një shumë e konsiderueshme që qeveria ia dedikon kryesisht moshës së tretë dhe do të shkojë në të njëjtin proporcion dhe me cilësinë e barnave që ato marrin cdo muaj. Shqetësimit te të moshuarve mbi cilësinë e barnave të hipertensionit arterial, Kosova iu përgjigj duke bërë një krahasim. 

“Është e njëjta gjë që ndodh me ujesjellësin: në burim uji del i pastër por gjatë rrugës ndesh shumë ndërhyrje të paligjshme. E njëjta gjë vlen dhe për barnat. Puna jonë është të mbyllim këto ndërhyrje gjatë rrugës që t’a cojmë ujin të pastër, ashtu sic del në burim. Fondi që qeveria jep është i konsiderueshëm, ndaj dhe cilësia e barnave nuk duhet të mungojë”, u shpreh Kosova. 

Prof. Mihal Tase nënvizoi se në Shqiperi vlerësohet të paktën 46 % e adulteve kanë vlera mbi normen të tensionit arterial. Mbipesha vlerësohet të jetë prevalente në 54.4% te adulteve, ndaj dhe, sipas tij, duhet shkuar drejt në ulje dhe kontrolli të faktorëve të riskut. 

Hipertensioni arterial parandalohet dhe kontrollohet permes konsumit te reduktuar te kripës, dietës së balancuar, aktivitet fizik te rregull, shmangies se duhanpirjes dhe të abuzimit me alkoolin

(e.m/ata/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Dita Botërore e Shëndetit, Halimi: Më shumë vëmendje në drejtim të parandalimit te sëmundjeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›