Rritet niveli i ujit në HEC, hapet një portë e shkarkimit në liqenin e Fierzës
FIERZË- Prurjet e shumta në kaskadën e Lumit Drin e kanë bërë të detyrueshme mbrëmjen e kaluar fillimin e shkarkimeve nga Hidrocentrali më i madh i vendit
Edhe pse ishte premtuar për një menaxhim teë situatës së krijuar me qëllim shmangien e përmbytjeve në Shkodër, specialistet e Fierzës filluan shkarkimet me rreth 500 metër kub në sekond nga Porta numër 3.
Burime brenda hidrocentralit të Fierzës bëjnë të ditur se kuota në basen mbrëmjen e kaluar arriti në 296.5 metër, nga 296 që është pika maksimale e prodhuesit më e madhe energjitike në vend, ndërkohë që prurjet vijojnë të jenë në 800 metër kub në sekond.
Specialistë të Fierzës bëjnë të ditur se rregullorja e këtij Hidrocentrali parashikon fillimin e shkarkimeve në kuotën e 290 metrave, por për shkak të shmangies së përmbytjeve shkarkimet janë shmangur deri mbrëmjen e kaluar kur ishte i detyrueshëm fillimi i shkarkimeve.
Shkarkimet në Fierzë kanë detyruar fillimin e shkarkimeve edhe në Hidrocentralin e Komanit, ku edhe në këtë Hidrocentral kuota është maksimale, ndërsa nga porta numër 3 e këtij Hidrocentrali janë shkarkuar gjatë gjithë natës 700 metër kub ujë në sekond.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku edhe këtu kuotat janë maksimale, ndërkohë që po shkarkohen rreth 900 metërkub ujë në sekond.
Fillimi i shkarkimeve nga te tre Hidrocentralet më të mëdhenj në vend pritet të përkeqësojë situatën në zonën e Nënshkrodës, duke zgjeruar kështu dhe hartën e zonave të përmbytura.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Rritet niveli i ujit në HEC, hapet një portë e shkarkimit në liqenin e Fierzës