E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Botërore e Shëndetit

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Çdo 7 prill festohet Dita Botërore e Shëndetit, një ditë globale e ndërgjegjësimit për shëndetin, e nxitur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, OBSH bëri të ditur se, kryefjala e këtij viti do të jetë një fushatë njëvjeçare për shëndetin e nënës dhe të porsalindurve. Fushata, e titulluar “Fillime të shëndetshme, e ardhme shpresëdhënëse”, do t’i nxisë qeveritë dhe komunitetin e shëndetësisë që të rrisin përpjekjet për t’i dhënë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe të porsalindurve dhe t’i japin përparësi shëndetit dhe mirëqenies afatgjatë të grave.

Bazuar në vlerësimet e publikuara aktualisht, çdo vit 300 000 gra humbasin jetën për shkak të shtatzënisë ose lindjes së fëmijëve, ndërsa mbi 2 milionë foshnja vdesin në muajin e parë të jetës dhe rreth 2 milionë të tjerë lindin të vdekur. Kjo është afërsisht 1 vdekje e parandalueshme çdo 7 sekonda.

Edhe Biblioteka Kombëtare ndau në rrjetet sociale një artikull të nxjerrë nga fondi i saj, që daton prej vitit 1930. Artikulli i përket revistës së përmuajshme pedagogjike, “Edukata e re”, ku shkruhet mbi funksionimin e zemrës, gjakut dhe dejeve (venave) dhe shpjegimin për nxënësit e shkollave.

Biblioteka Kombëtare shpërndau këtë artikull të vjetër në rrjetet sociale me thirrjen për t’u informuar për një jetë të shëndetshme, duke theksuar se edukata mbi shëndetin duhet të nisë që në vogëli.

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, OBSH bëri të ditur se, kryefjala e këtij viti do të jetë një fushatë njëvjeçare për shëndetin e nënës dhe të porsalindurve. Fushata, e titulluar “Fillime të shëndetshme, e ardhme shpresëdhënëse”, do t’i nxisë qeveritë dhe komunitetin e shëndetësisë që të rrisin përpjekjet për t’i dhënë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe të porsalindurve dhe t’i japin përparësi shëndetit dhe mirëqenies afatgjatë të grave.

Bazuar në vlerësimet e publikuara aktualisht, çdo vit 300 000 gra humbasin jetën për shkak të shtatzënisë ose lindjes së fëmijëve, ndërsa mbi 2 milionë foshnja vdesin në muajin e parë të jetës dhe rreth 2 milionë të tjerë lindin të vdekur. Kjo është afërsisht 1 vdekje e parandalueshme çdo 7 sekonda. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›