E Martë, 3 Nëntor 2026

Filetot e pulës me salmonelë, shkarkohet drejtori i AKU Tiranë

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU.

Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky ndryshim vjen pas disa shqetësimeve të ngritura për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide të importuara nga Greqia. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›