E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Boterore e Teatrit

Edhe në Shqipëri ka filluar të festohet Dita Botërore e Teatrit. Ne kaudër të 50 vjetorit të kësaj dite, tetari i “Metropolit” ka hapur dyert për publikun e gjerë. Komedia “Karnavalet e Korçës”, e cila ka dhënë premierën vetëm pak kohë më parë, do të mund të shijohet nga publiku kryeqytetas pa bileta për këtë ditë. Ndërkohë që edhe Teatri Kombëtar i Komedisë në kuadër të kësaj dite do të shfaqë mesditën e së mërkurës pa bileta komedinë “XXL TV” për  nxënësit e shkollave të mesme. Qëllimi i kësaj dite është afrimi i publikut me teatrin.  Ndërkohë që për këtë ditë nuk ka munguar edhe mesazhi nga John Malkovich, i cili në emër të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, pranë UNESCO-s, ka përshëndetur kolegët bashkëpunëtorët dhe miqtë e teatrit.
Uroj që puna juaj të jetë bindëse dhe origjinale. Të jetë e thellë, prekëse, meditative dhe unike.
Dita Botërore e Teatrit u nis më 1961 nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit. Ajo festohet më 27 mars nga qendrat kombëtare të INT dhe komuniteti ndërkombëtar i teatrit. Për të shënuar këtë ditë organizohen ngjarje kombëtare dhe ndërkombëtare të Mesazhi i parë i Ditës Botërore të Teatrit u shkrua nga Zhan Kokto (Jean Cocteau, Francë) më 1962.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›