Rrezik global nga kriza evropiane
Duhet një reagim i menjëhershëm, pasi rreziku është shumë i lartë, jo vetëm për Europën por edhe për botën e tërë. Të reagohet sa më parë për të fuqizuar mbrojtjen e Europës, apo të ashtuquajturin fireëall. Kështu ka deklaruar në raportin më të fundit Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. Sipas OECD-së, vendet që gjenden nën vëzhgim të ngushtë nga tregjet duhet të respektojnë targetin e bilancit dhe të jenë të gatshme për manovra të reja të konsolidimit të nevojshëm. Do të duhet një kohë shumë e gjatë për shumë vjet që të arrihet një nivel i kujdesshëm i borxhit publik mbi PBB. Sekretari i përgjithshëm i OECD-së Angel Gurria është shprehur në raport se një mbrojtje sa më e mirë do tu mundësojë qeverive të respektojnë hapësirën e manovrave për të cilën kanë nevojë për t’u përqëndruar mbi rigjallërimin e rritjes ekonomike dhe konkurrueshmërisë europiane. Gurria ka dhënë një shifër të saktë, se për të pasur një mbrojte më të fuqishme, mekanizmi europian i shpëtimit të përhershëm duhet të shkojë në 1000 miliardë euro, derisa Europa të rikthejë besimin e investitorëve dhe të parandalojë zgjerimin e krizës së borxheve sovrane. Në prezantimin e një sondazhi mbi eurozonën në Bruksel, Gurria ka thënë se Europa është në një fazë stanjacioni dhe ka nevojë të veprojë në mënyrë që rritja të jetë prioriteti numër një. Në përgjithësi për vende të ndryshme rreziqet mbeten të mëdha dhe në sfond besimi mbetet i dobët. Është e domosdoshme një përmirësim i sektorit bankar, për të qenë të mirëkapitalizuar, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i OECD-së. Mbi sistemin bankar ka këshilluar Gurria, BQE duhet të ndërhyjë më shpesh dhe më direkt.