E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani greve ne aeroporte punonjesit duan rritje page

Në Gjermani janë anulluar me qindra fluturime, pasi stafi i aeroporteve shpalli një grevë të përgjithshme ditën e martë, pas mosrealizimit të disa kërkesave të tyre të njëpasnjëshme për rritjen e pagave. Linja “Lufthansa” u shpreh se e pa veten të detyruar të anullonte mbi 400 fluturime, që do të niseshin nga aeroporti më i madh i vendit, Frankfurti.
Greva e punonjësve të aeroportit është pjesë e një lëvizje më të gjërë nga të gjitha sindikatat e punëtorëve të sektorëve publikë, përpara bisedimeve që do të mbahen me autoritetet më vonë gjatë javës.
Sindikata e punëtorëve të transportit dhe shërbimeve, me një total prej dy milionë antarësh, kërkon një rritje rroge prej 6,5% për të gjithë punëtorët e saj. Mediat gjermane informuan se 1/3 e fluturimeve të planifikuara qëndruan në tokë në Frankfurt, ndërsa nga anullimet u goditën edhe aeroportet e Mynihut, Dyseldorfit, Shtutgartit, Këln-Bonit dhe Hanoverit.
Në negocimet e mëparshme, punëtorët refuzuan ofertën e autoriteteve për një rritje prej vetëm 3,3% të pagës në 24 muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›