Dita Botërore e Veterinarisë, Krifca: Blegtorët në vijën e financimit, garanci për produkte shtazore

Falë reformës në sektorin veterinar ku me një vendim të qeverisë, shërbimi veterinar u dimensionua si një Autoritet Kombëtar, sot në të gjithë vendin kryhet në mënyrë rigoroze kontrolli i shëndetit të kafshëve dhe garantohet cilësia e produkteve me origjinë shtazore.
“Në Skemën Kombëtare 2023, kemi mundësuar që të gjitha aplikimet e blegtorëve të përfshihen në vijën e financimit” , tha ministrja e bujqësisë.
Krifca tha se, “sot është rritur me 32% numri i krerëve të therura në thertore të certifikuara. Ndërsa është forcuar rolin e ISUV si laborator i referencës dhe busull e sektorit me më shumë se sa 1.8 milion euro investime, dhe rritje me 30% të pagës së tyre”.
/rtsh.al/