Hodgson gabon në ndaljen e topit, tifozët ironizojnë: Është gati

“Ai është gati të luajë për Chelsean”. Mediat sociale shpërthejnë kundër Roy Hodgson, fajtor për humbjen e një ndalese të topit gjatë ndeshjes mes Crystal Place dhe West Ham. Ish-trajneri i Interit ishte në afërsi të fushës, pranë stolit të tij, kur papritur erdhi një top i hedhur nga portieri i Hammers, Lukasz Fabianski.
Hodgson u përpoq të bllokonte topin, por kontrolli i tij la për të dëshiruar: topi i goditi këmbën dhe humbi larg pankinës: “Duket si De Gea”, shkroi një tifoz në Twitter. “Respekt i madh për Hodgson, theksuan të tjerët”, “shumë lojtarë, më të rinj, bllokojnë në të njëjtën mënyrë”.