E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndihma ligjore falas/ 6 mijë qytetarë kërkojnë asistencë për çështjet e tyre

6000 qytetarë në nevojë janë asistuar me ndihmën ligjore falas që nga viti 2019 e deri më tani.

Në të gjithë vendin janë hapur 14 qendra të asaj që njihet si avokatia falas, me mbështetjen e PNUD në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë dhe financim të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.

Por sipas drejtorit në Përgjithshëm i Drejtorisë se Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë Ergys Qirici me transferimin e disa gjykatave lind nevoja e shtimit të këtyre zyrave.

Televizioni Shqiptar bëri në vëzhgim në disa qytete ku këto zyra janë ngritur.

Në Gjirokastër kjo nënë 27 vjeçare u asistua për të zgjidhur çështjen e martesës dhe siç tregon edhe avokatja  e zyrës, ajo po asistohet në përgatitjen e  dosjes në gjykatë.

Edhe në qytetin e Fierit nevoja e qytetarëve për ndihmë juridike falas është e madhe. Që nga krijimi, qendra pranë ambienteve të bashkisë u ka dhënë ndihmë ligjore parësore apo dytësore mbi 680 qytetarëve, shumica gra dhe vajza që kërkuan urdhra mbrojtje, apo ndihmë për tu divorcuar, shkak është berë gjendja edhe emigracioni thotë juristja Sara Aliaj.

E veçantë në Sarandë është se kjo zyrë nuk është pjesë e administratës shtetërore, por me mbështetjhen e organizatës “Qendra e Sherbimeve dhe praktikave ligjore te integruara me mbeshtetjen e PNUD, avokatja Marsela Aliaj jo vetrëm përgatit dosjet por edhe i ndjek ato në proces.

Kjo ndihmë ligjore falas përfshin  çështjet me natyrë familiare, civile, administrative dhe penale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›