E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, makina përplaset me shtyllën, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maminas, ku një automjet me targa TR 9972 P ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, Bashkim Sulika, 40 vjeç dhe pasagjeri Bledar Dunga, 30 vjeç. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndërsa Sulika ka marrë vetëm vërvishtje të lehta, Dunga ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rastit, si dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›