E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut ne Shqiperi

Shqiperia perkujtoi sot Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut e cila eshte njekohesisht edhe Dita e OSBE-se. Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut eshte nje terheqje vemendjeje e gjithe popujve ndaj deklarates mbi te drejtat njerezore qe hartoi OKB-ja disa dekada me pare si i pari dokument ne kete fushe.

Drejtuesi i ri i zyres se OSBE-se ne Tirane ambasadori Eugen Uollfarth tha se Deklarata mbi te Drejtat Njerezore erdhi si nje nevoje qe gjithsecili duhej te respektonte te drejtat e njeriut pas Luftes se Dyte Boterore. Shqiperia - tha ambasadori Uollfarth - ka bere perparim ne trajtimin e ceshtjeve te te drejtave njerezore. Ajo ka levizur nga shqetesimet themelore mbi te drejtat njerezore te nje vendi me konflikte deri ne lartesine e nje vendi qe perpiqet te arrije standartet europiane ne kete fushe. E gjitha kjo eshte nje rruge progresi.

Ambasadori Uollfarth tha ne nje ceremony me kete rast se sot per fat te keq ende ka femije djem e vajza qe lypin rrugeve dhe nuk shkojne ne shkolle. Tek secili prej tyre gjendet nje femje mbi te cilin eshte ushtruar dhune ose lulezon puna e femijeve - tha drejtuesi i OSBE-se ne Shqiperi. Nje fushe tjeter ku sipas OSBE-se shkelen te drejtat njerezore eshe jeta e pakicave rome ku shumica jane te papune ose nuk u mjaftojne te ardhurat. Ambasadori Uollfarth tha se mes tyre ka shume pak njerez te shkolluar.

Arritjet shqiptare ne fushen e te drejtave njerezore nder vite jane te medha por perseri duhet shume pune per te permiresuar te drejtat njerezore ne Shqiperi. Ajo cka i kerkohet Shqiperise tani eshte jo thjesht te arrije standartet e te drejtave njerezore por te arrije standardet me te larta te mundshme ne cdo kohe - tha ambasadori i OSBE-se.

Disa dite me pare nje institut studimor i pavarur publikoi nje sondazh ku qytetaret pohonin se shoqeria shqiptare ka perparuar ndjeshem ne disa nga lirite njerezore. liria e shprehjes liria fetare ndersa pjesa derrmuese e te anketuarve shpreheshin se Shqiperia eshte nje vend me standarte demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›