Kongresmeni Koni Mak u ben thirrje qytetareve te Kosoves te votojne

Nje anetar i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan i tha Zerit te Amerikes se zgjedhjet ne Kosove jane nje rast i mire qe liria dhe demokracia atje te perparojne me tej. Kongresmeni Koni Mak u beri thirrje njerezve ne Kosove qe te shkojne e te votojne dhe theksoi gjithashtu se vala e njohjeve te shtetit te ri eshte e pashmangshme.
Koni Mak ka lidhje te ngushta me Kongresin amerikan. Ai vete eshte anetar i Dhomes se Perfaqesuesve bashkeshortja e tij Meri Bono Mak eshte gjithashtu anetare ndersa i ati Koni Mak i Treti ka qene senator.
Koni Mak thote se nuk ka qene ndonjehere ne Kosove por si anetar i komisionit per Marredheniet me Jashte i ka ndjekur me vemendje zhvillimet atje dhe beson se zgjedhjet e 12 dhjetorit jane nje rast qe demokracia ne shtetin e ri te rritet me tej.
Mendoj se te gjithe duhet te dalin per te votuar dhe te marrin pjese ne qeverisje. Jam shume krenar per drejtimin qe i ka dhene vendit Kryeministri Thaci. Per hir te lirise dhe demokracise mbajtja e zgjedhjeve te lira e te drejta ne Kosove do te ishte nje demonstrim i shkelqyer per vendet e tjera te botes qe do te tregonte se ideja e lirise dhe demokracise funksionon se njerezit e duan ate dhe kur atyre u jepet rasti duhet ta shfrytezojne ne maksimum kete rast.
Kongresi amerikan ka sot nje sere perparesish te tjera sic jane zhvillimet ne Afganistan dhe ne Lindjen e Mesme.
Ka kaq shume ceshtje te rendesishme ne bote por kjo nuk do te thote se Kosova nuk eshte e rendesishme. Iraku dhe Afganistani jane me rendesi. Une vete harxhoj shume kohe me problemet e Hemisferes Perendimore si me ato qe kane te bejne me Hugo avezin e Venezueles. Por kjo nuk do te thote se Kosova nuk eshte me rendesi. Demokracia dhe pavaresia atje jane dicka e gezueshme qe duhet tja tregojme botes.
Kongresmeni Koni Mak beson se gjithnje e me teper vende do ta njohin Kosoven dhe nese Serbia nuk ndjek shembullin e te tjereve ajo do te mbetet vetem.
Ky eshte problem i tyre. Nese Kosova vazhdon te luftoje per liri dhe demokraci ajo do te marre te gjitha njohjet qe i duhen.