E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD: Mbështetje SPAK-ut

Partia Demokratike reagoi të shtunën në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit që, sipas saj, e gjen Shqipërinë të renditur si një nga shtetet më të korruptuara në Europë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

“Korrupsioni është një ndër faktorët kryesorë që kërcënojnë demokracinë, një ndër shkaktarët e situatës së vështirë ekonomike, paqendrueshmërisë social -politike në vend, është shkaktari kryesor i mungesës së shpresës, prespektivës së qartë për të ardhmen dhe më e rënda i largimit masiv të të rinjve”, shkroi në rrjetet sociale anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi.

Sipas saj, lufta e pakompromis ndaj korrupsionit, mbështetja ndaj organeve të drejtësisë, mbështetja ndaj SPAK-ut, ndëshkimi i kujtdo që ka abuzuar me pushtetin dhe besimin e qytetarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë për ndërtimin e shtetit të së drejtës, është sfida më e madhe që kemi sot.

“E pikërisht për të dalë nga ky rreth vicioz ku rrotullohemi pambarimisht prej 32 vitesh, krahas mbështetjes pa kushte ndaj SPAK-ut, Vetingu i politikanëve është domosdoshmëri”, u shpreh Jupi.

“Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit, mbështetje ndaj ⚖️organeve të drejtësisë, mbështetje ndaj SPAK-ut, ndëshkimi i kujtdo që ka abuzuar me pushtetin dhe besimin e qytetarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë për ndërtimin e shtetit të së drejtës, është sfida më e që madhe kemi sot. Shqipëria mund të bëhet dhe do të bëhet! Kjo kërkon forcë dhe vullnet.Për fat të keq ky vullnet nuk gjendet tek ata që korrupsionin dhe krimin e kanë kthyer në mjetin e vetëm me të cilin dominojnë apo sundojnë realitetin politik në Shqipëri. E pikërisht për të dalë nga ky rreth vicioz ku rrotullohemi pambarimisht prej 32 vitesh, krahas mbështetjes pa kushte ndaj SPAK-ut, VETTING-u i politikanëve është domosdoshmëri SOT, për të ardhmen që duam nesër! VETTING!”, shkruan Jupi.   /rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›