E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare për Rezervat e Biosferës

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ UNESCO sot kremton Ditën Ndërkombëtare për Rezervat e Biosferës.

“Me çdo vit që kalon, urgjenca e trajtimit të çështjeve mjedisore bëhet më e qartë: ne kemi vetëm një planet dhe ai është në rrezik”, shkruan agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën, duke na kujtuar se marrëdhënia jonë me natyrën dhe me qeniet e tjera të gjalla ka nevojë për një rishikim rrënjësor për të adresuar këto çështje. UNESCO thotë se, duhet të krijojmë një botë vërtet të përbashkët.

Tema e vitit 2025 për Ditën Ndërkombëtare të Rezervës së Biosferës është “Formimi i një të ardhmeje të qëndrueshme për njerëzit dhe natyrën”.

Rezervat e biosferës kanë treguar se është e mundur të jetosh në këtë botë, duke krijuar gjithashtu një marrëdhënie të qëndrueshme dhe harmonike me natyrën.

Dita Ndërkombëtare për Rezervat e Biosferës shërben si një thirrje për të ndërtuar një zhvillim vërtetë të qëndrueshëm kudo, me respekt të plotë për natyrën dhe botën e gjallë.

Kjo ditë u shpall në 2021 për të njohur rëndësinë e ekosistemeve për biodiversitetin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe jetesën e njerëzve. Dita Ndërkombëtare për Rezervat e Biosferës kujton vlerën e zonave të mbrojtura dhe inkurajon ndërgjegjësimin dhe angazhimin më të madh për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›