“Anatomia e një çasti” e spanjollit Javier Cercas, në shqip nga Bashkim Shehu

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ “Anatomia e një çasti”, një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore spanjolle u prezantua sot për publikun shqiptar në librarinë “Babel”.
Libri i shkrimtarit Javier Cercas, ka ardhur në shqip me përkthimin e Bashkim Shehut, duke sjellë për lexuesin shqiptar një rrëfim që ndërthur historinë, politikën dhe analizën e vetvetes.
“Anatomia e një çasti” është një libër që analizon grushtin e dështuar të shtetit të 23 shkurtit 1981, në Spanjë. Ai fokusohet në momentin vendimtar në të cilin nënkoloneli Antonio Tejero sulmoi Kongresin, por nga kjo ngjarje e tutje, ai eksploron sfondin dhe pasojat e ngjarjeve. Cercas rikthen në vëmendje një moment kyç në tranzicionin demokratik të vendit, duke e kthyer atë në një metaforë universale për guximin, pushtetin dhe përgjegjësinë.
Në prezantimin e librit ishte i pranishëm përkthyesi Bashkim Shehu, botuesja Arlinda Dudaj, Preç Zogaj dhe Artan Puto. Ky promovim vjen në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle, e cila nisi sot dhe do të vijojë deri më 7 nëntor.
“Anatomia e një çasti” vjen në shqip, foto: Andrin Hoxha 1 nga 14/r.e/