E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Turning Point”, koncerti i instrumentistëve nga ish-Jugosllavia

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Për herë të parë “No Borders Orchestra” performoi në Tiranë.

Ky ansambël i veçantë, i përbërë nga muzikantët më të mirë profesionistë nga rajoni i ish-Jugosllavisë, prezantoi fundjavën e kaluar projektin e tij të ri “Turning Point”. Koncerti u zhvillua në sallën e Universitetit të Arteve, në kuadër të natës përmbyllëse të Javës Kulturore Austriake.

NBO është orkestër simfonike e përbërë nga muzikantë profesionistë të shkëlqyer nga territoret që dikur ndodheshin nën ish-Jugosllavi. Përveç anës artistike, NBO i ka vendosur vetes mision edukativ, social dhe politik, që bazohet në shkatërrimin e stereotipeve, tejkalimin e nacionalizmit, racizmit, ksenofobisë dhe trashëgimisë së keqe nga e kaluara.

“No Borders Orchestra”, e cila njihet për bashkëpunimet me Universal Music dhe Deutsche Grammophon, ofroi një koncert që ishte njëkohësisht përvojë muzikore dhe thirrje për ndërgjegjësim.

“Turning Point” përcolli nevojën për unitet, reflektim dhe veprim, përballë sfidave që prekin botën si luftërat, pabarazitë, ndryshimet klimatike dhe shkatërrimin e natyrës.

No Borders Orchestra. Fotot nga Andrin Hoxha 1 nga 9

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›