E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli dënon “dhunën” kundër serbëve gjatë Vidovdanit

Zëvendëskryeministri i Kosovës Bexhet Pacolli teksa ka përshëndetur vazhdimin e dialogut me Serbinë, ka dënuar “dhunën” ndaj serbëve për Vodovdan dhe ka propozuar që veriu i Kosovës të jetë zonë e lirë ekonomike si Dubai.
 

"Gjithmonë jemi të gatshëm për bisedime dhe bashkëpunim me serbët në veri. Kryetarja e Kosovës ka thënë se është gatshme të takohet me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Unë kam besuar gjithmonë se në biseda të drejtpërdrejta do të arriheshin zgjidhje të problemeve që i mundojë të dy palët”, ka thënë ai në një bisedë për gazetën Vesti që botohet në Frankfurt.
 

Në këtë bisedë ai ka dënuar incidentet dhe sulmet ndaj serbëve gjatë Vidovdanit.
"Nuk më pëlqen ajo që ndodhi as te njëra as te pala tjetër. Heqja e fanellave gjithsesi që nuk është fotoja e mirë që u dërgua për ne në botë. Por ky është aksion që u provokuar nga ana e vizitorëve dhe unë dua të besoj se herën tjetër do të jetë më mirë dhe se diçka e ngjashme nuk do të përsëritet kurrë”, ka thënë lidhur me këtë ngjarje duke shtuar se plagët duhet shëruar e përtërirë.
 

Zgjidhjen për veriun ai e sheh duke formuar njëzo në të lirë ekonomike siç është zona Xhebal në Dubai.
"Veriu është pika e dhembjes dhe do të ishte më lehtë sikur Kosova të bisedonte drejtpërdrejt me serbët si të jetohet më atje, të bashkëpunohet ekonomikisht, të hiqet kufiri, të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve, e mallit dhe e kapitalit”.
 

Në konstatimin se nuk është e mundur të arrihet marrëveshje me serbët në veri po qe se përmendet shtetësia e Kosovës, ai ka thënë:
"Ne veri janë serbët e shqiptarët e aty janë edhe grupet kriminale të lidhura mirë deh bashkëpunojnë dhe fitojnë shumë në dëm të ekonomisë serbe dhe kosovare. Jam i bindur se qytetarët janë lodhur nga jeta e tillë“, ka theksuar ai.
 

Pacolli ka shfaqur gatishmërinë të fillojë dialogun me serbët nëse kryeministri Hashim Thaçi ia beson këtë rol.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›