E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita boterore e Diabetit 40 mije te prekur ne Shqiperi

TIRANE- Ne kuader te dites boterore te diabetit ministria e Shendetesise organizoi sot fushata sensibilizuese ne kryeqytet per njohjen sa me te shpejte te kesaj semundje qe prek mijera vete ne Shqiperi. Sipas te dhenave zyrtare mbi 40 mije qytetare kane probleme me diabetin nderkohe qe shifra mund te shkoje deri ne 120 mije per shkak te mosnjohjes dhe moskurimit ne kohe te tij. Gjate nje prononcimi te shkurter ministri i Shendetesise Petrit Vasili beri apel per tu kujdesur me shume per shendetin vetjak.

Kemi te bejme me nje semundje qe kap ne menyre te vecante fashen me aktive te popullsise pra 30 40 50 etj. Dua te them kap ate fashe e cila ka edhe detyrime shoqerore me te medha ndaj vetes dhe ndaj familjes. Pra shpeshtesia pesha e semundjes komplikacionet dhe kurimi jo i mire bejne qe shoqeria te kete pikepyetjet e saj ne pjesen e saj me aktive. Ndaj ky sensibilitet na ka mbledhur te gjitheve se bashku e na con tek motoja jone qe ta njohim sa me mire e ti dalim perpara kohe kesaj semundje qe nuk duhet neglizhuar- tha Vasili.

Ministria e Shendetesise kishte ngritur nje tende tek parku Rinia ne Tirane ku qytetare te ndryshem paten mundesine te benin analiza per te kuptuar nese rrezikoheshin nga diabeti apo jo.

Diabeti eshte nje semundje me zhvillim te ngadalte dhe shpesh te heshtur ndaj thelbesore eshte sensibilizimi informimi i komunitetit per njohjen e tij.
m.a/News24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Dita boterore e Diabetit 40 mije te prekur ne Shqiperi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›