E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania Bechtel shpreh interes per rruget e Jugut

Interesimi eshte bere nga presidenti dhe drejtuesi i Bechtel Riley Bechtel gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha te shtunen.

Z. Bechtel ne emer te Kompanise i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet dhe mirenjohjen per bashkepunimin e shkelqyer ne projektin madhor te rruges Durres - Kukes. Ai i shprehu kryeministrit se projekti qe ata realizuan ne Shqiperi ishte nje nder projektet me te rendesishme qe ai ka realizuar ne karrieren e tij 21- vjecare.

Nisur nga kjo zoti Bechtel shprehu interesin e tij dhe te Kompanise per te marre pjese ne gara te tjera per te ndertuar vepra te tjera infrastrukturore si hekurudha apo segmente si ai i Korridorit te Tete Tirane - Elbasan apo Berat - Tepelene etj. Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmone prioritet dhe kenaqesi realizimin e veprave me impakt kaq te madh si ne Shqiperi.

Bechtel u shpreh se ne Shqiperi gjeti specialist dhe nje fuqi punetore te cilet u pershtaten shume shpejte me standardet e kompanise se tij si dhe nje bashkepunim profesional me qeverine shqiptare ne realizimin e ketij projekti sa te veshtire aq edhe intrersant per kompanine e tij. Ai u shpreh i impresionuar me ndryshimet e ndodhura ne Shqiperi keto 3- 4 vitet e fundit.

Nga ana tij kryeministri Berisha e falenderoi zotin Bechetel per cilesine e projektit me madhor per Shqiperine dhe rajonin qe kjo kompani realizoi. Rruga Dures - Kukes eshte nje arritje historike politike dhe ekonomike per te gjithe shqiptaret dhe rajonin. Ajo jo vetem bashkoi shqiptaret por i dha nje zhvillim te papare dhe te paparashikuar ekonomise turizmit dhe bashkepunimit te Shqiperise dhe shqiptareve me rajonin./S.Ll/Start/

2010-11-14 1001

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›