E Diel, 1 Nëntor 2026

Malstrom Levizja e lire pa kufi. Hedh poshte zerat e skeptikeve

Pas 15 dhjetorit shqiptaret do te mund te levizin lirshem ne Europe konform kushteve te unionit. Madje pa pasur detyrimin te tregojne karten e kreditit ne kufi. Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Europian Sesilia Malmstrom gjate nje interviste per Alsat konfirmon nje fakt te tille.

Qytetaret qe duan te perdorin sistemin duhet te kene patjeter pasaportat biometrike. Po ashtu duhet te dine se i jepet mundesia e qendrimit ne bashkimin europian vetem per 3 muaj. Nese qendrojne me gjate qendrimi i tyre kthehet ne te jashteligjshem. Atyre mund tu behen sigurisht pyetje kur te arrijne ne kufi por kjo nuk do te thote qe duhet te kene me vete dhe te tregojne nje shume te caktuar parash ose nje karte krediti tha Malmstrom.

Komisionerja e ndodhur ne Shqiperi pak dite me pare ne kuader te nje turi informues per te drejtat dhe detyrimet pas liberalizimit te vizave hedh poshte ne kete menyre deklarat e perfaqesuesve diplomatike. Sipas tyre jo te gjithe shqiptaret do te kene akses ne union pasi ata qe nuk tregojne bileten e kthimit dhe parate e nevojshme per qendrim do te kthehen mbrapsht.

Elona Gjylmi

Azhornuar se fundi e diel 14 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›