Dita boterore e Librit per Femije ne Tirane
Qendra Kombetare e Kultures per Femije, ne bashkepunim me Sektorin Shqiptar te IBBY-t, do te organizojne Diten Nderkombetare te Librit per Femije, me 2 prill, ne ambientet e Teatrit te Kukullave ne Tirane. Drejtoresha e Qendres Kombetare te Kultures per Femije, Ardita Repishti, tregon se festimet per Diten e Librit nisin ne mengjesin e 2 prillit, kur Alket Islami do leshoje mbi te gjitha shkollat e Tiranes, me mijera kartolina me mesazhin boteror te IBBY-t, mesazh qe synon te afroje femijet me librin, kartolina qe jane dhe ftesa per te vegjlit, per te qene pjese e spektaklit permbylles te nje fushate perzgjedhjeje ne Teatrin e Kukullave. Ai do te pasohet nga nje ekspozite e njekohshme ne Tirane e Prishtine, e piktoreve te vegjel, me punime te frymezuara nga Pavaresia e Kosoves. Vec kesaj, po gjate muajit prill, QKKF realizon organizimin me te madh te pervitshem, per te 46-in vit me radhe, Festivalin e Kenges per Femije, me permase mbarekombetare, me kompozitoret me te mire te vendit dhe femije interpretues nga trojet shqipfolese. Gjithashtu, gjate prillit, QKKF do jete pjese e festimeve nderkombetare per diten e femijeve ne Turqi, me dy grupe te saj te balerineve, ne Stamboll e Antalia, aktivitete ku femijet shqiptare, per vite me radhe mbajne nje pozicion te privilegjuar te profesionalizmit.