E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita boterore e librit

Në ditën botërore të librit, kushtuar edhe 80 vjetorit të indeksit të përkthimeve që përfshin një bibliografi ndërkombëtare, e cila përgatitet nën kujdesin e UNESCOS, në qendër të kësaj veprimtarie ka qenë kontributi 40 vjeçar i përkthyesit, Afrim Koçi, i cili në karrierën e tij ka realizuar 89 tituj përkthimi dhe 90 tituj redaktimi. 
Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi tha se në këtë 100 vjetor duhet të kujtojmë plejadën e përkthyesve të ndritur.
Ndërkohë që edhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari shprehu vlerësime për përkthyesin, Koçi gjithashtu ai i dorëzoi dhe bibliografinë realizuar nga UNESKO. Vetë përkthyesi i Letërsisë dhe Historisë nga disa gjuhë të huaja si italishtja, rusishtja dhe gjermanishtja tha se libri është një thesar dije i pakonkurueshëm.
Në nderim të veprimtarisë së shqipëruesit u çel edhe një ekspozitë me librat e përkthyer nga ai gjatë gjithë karrierës së tij si përkthyes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›