Monte Karlo Nadal e Gjokovic ne finale

Numri një i botës në tenis, Novak Gjokoviç do të përballet me Rafael Nadal, në finalen e Masterit të Monte Karlos, ku spanjolli do të tentojë të arrijë fitoren e tetë radhazi.
Nadal regjistroi triumfin e 41 radhazi në këtë sezon, duke mposhtur 6-3, 6-4 francezin Zhil Simon në gjysmëfinale, ndërsa serbi kaloi me vështirësi në tre sete, 4-6, 6-3, 6-2 çekun Tomas Berdish. Gjokoviç ka fituar 7 sfidat e fundit të luajtura në finalen e “Grand Slam”-it apo Masters, duke përfshirë këtu edhe triumfet e vitit të kaluar në Madrid dhe Romë.

Megjithatë, Nadal nuk e njeh humbjen në Principatë që prej vitit 2005, ndërsa në finalen e këtij viti është kualifikuar pa humbur asnjë set. Përveç ecurisë së shkëlqyer të tenistit spanjoll, Gjokoviç duhet të bëjë llogaritë edhe me gjendjen jot ë mirë emocionale.
Në fakt, prej humbjes së gjyshit gjatë javës që lam pas, ai nuk është shfaqur në formën më të mirë në fushë dhe këtë e tregon fakti se për të fituar përballë Berdish iu nevojitën 2 orë e 42 minuta lojë.
Kjo është finalja e 45-të e ATP-së për Gjokoviç, ndërsa në anën tjetër, Nadal do të luajë në finalen e 68-të në karrierë, ku natyrshëm që do të provojë të ruajë kurorën në Monte Karlo, por edhe të provojë të rrëzojë nga froni rivalin serb.