E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita botërore, romët sërish probleme me punën dhe banesat

Stehimi dhe papunësia mbetet ende problemet më të mëdha të komunitetit romë pavarësisht të gjitha politikave sociale të hartuar për ta. E nëse në arsimin e tyre janë bërë më tepër përpjekje, gjetja e një strehëze apo e një pune ende shihet si pamundësi e neglizhencë.

Në afërsi të zonës së njohur si pallati me shigjeta, romët gjenden në  baranga. Prej vitesh kjo situatë mbetet e njëjtë, me të njëjtët persona, me të njëjtat kushte edhe kur flitet për dimër të zgjatur apo edhe kur nuk lejohet të gërmojnë për kanacet për të siguruar ato pak të ardhura. Dëshmia e kësaj odise varfërie është 70 vjeçarja Selvie Maksuti, nëna e 9 fëmijëve.

8 prilli është dita botërore e Komuniteti rom. Një pjesë e tyre gjenden në festë nga organizimet që ka bërë bashkia e Tiranës, Ministria e Punës dhe organizat të huaj, por disa të tjerë kanë vendosur të protestojnë në emër të të drejtave të mohuara.

Nënkrytarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku tha se bashkia do të në bashkëpunim me BE do të ndërtojë banesa sociale dhe një shkollë të re për komunitetin rom, në zonën e Bregut të Lumit.

Në rrugën Murat Toptani,është hapur dhe panairi i romëve  i cili do të qëndroj i hapur për disa ditë për të ekspozuuar punime dhe pjesë të traditës së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›