E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: 21 janari, strategjia e Edi Ramës për të marrë me çdo kusht pushtetin

08-04-2013 / Gazeta 55

Reagim i deputetit Gerti Bogdani: Rama vazhdon të përgojojë zëdhënësen e PD

Partia Demokratike akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama se vazhdon të përgojojë zëdhënësen e saj Laura Vorpsi në vend që të sqarojë socialistët e zhgënjyer mbi 21 janarin. Në emër të selisë blu, deputeti Gerti Bogdani pohoi se Rama nuk e pranon dot që aleanca me Metën tregoi se, për të, 21 janari ishte thjeshtë një strategji politike. “Dje Edi Rama u përfshi në një monolog të gjatë kundër zëdhënëses se Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, teksa socialistët e pranishëm ne Elbasan, prisnin të dëgjonin tjetër gjë. Nëse Edi Rama konfirmoi dhe një herë se është i kompleksuar nga Laura Vorpsi, ai nuk i jep ende përgjigje pyetjes që bëjnë mbështetësit e tij, dhe pyetjes që kanë gjithë shqiptarët. Pse Edi Rama nuk e pranon se, 21 janari ka qenë për të një përpjekje e dënueshme për të marrë pushtetin me dhunë dhe sot ajo natyrisht nuk mund te jete  për te një çështje drejtësie apo morali, por strategji politike. Pse Edi Rama nuk e pranon se, ai ka manipuluar socialistët dhe opinionin publik, viktimat dhe familjarët e tyre, vetëm e vetëm për interesat e tij personale dhe për ambicien e tij për pushtet”, u shpreh Bogdani. Sipas tij, Edi Rama e dëshmoi qartë se 21 janari nuk ka me asnjë lidhje me drejtësinë apo moralin. “Madje, ai tani ka guximin dhe të bëjë humor e batuta me atë ngjarje”, theksoi Bogdani. Ai vijoi se, për të, 21 janari është dhe ka qenë vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së Tij, për te marrë me çdo kusht dhe mjet pushtetin. “Edi Rama u ankua se po manipulohej me 21 janarin, dhe dje u ankua dhe për Laurën. Por çfarë përgjegjësie ka Laura Vorpsi ne raste te paret qe kuptuan se i vetmi manipulator i kësaj ngjarje fatkeqe, është Edi Rama dhe për ketë ne një rast te pashembullt i përplasen shaminë ne fytyre. Megjithëkëtë ai nuk nxori mësim.  Ai e  vazhdoje  manipulimin , duke i përdorur njerëzit si viktima. Manipuloi më pas me dhimbjen e familjarëve, pjesë e strategjisë së tij elektorale. Përdori mediat e tij. Manipuloi sa mundi dhe kë mundi. E gjitha kjo solli reagimin e ashpër të qytetarëve dhe të socialistëve, në rrjetet sociale dhe në faqen e tij të ‘Facebook’-ut dhe Tëitterit. Kush i manipulon socialistët? Kush e manipulon faqen e ‘Facebook’-ut të Edi Ramës? Ka vetëm një manipulues, dhe një fabrikë manipulimi. Është Edi Rama dhe dhoma e tij mavi e ndenjes. Edi Rama i detyrohet qytetarëve një shpjegim për sjelljen e tij. Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të z. Rama, dhe të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin e saj për të dhënë drejtësi mbi 21 janarin”, theksoi Bogdani.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›